Napoli e nis me fitore sezonin e ri të Serie A, duke përmbysur 1-3 në Frosinone, në një sfidë ku Osimhen edhe njëherë konfirmohet si një “gjahtar” goli, ku shënoi dy të tillë në që sfidën e parë.
Frosinone e nisi vrullshëm dhe gjeti golin e avantazhit me Harroui, i cili shënoi me penallti edhe golin e parë të sezonit në Serinë A. Megjithatë, Napoli i Rudi Garcias reagoi shpejt dhe barazoi në të 24-ën e mori avantazhin në të 42-tën, ndërsa për të vulosur suksesin, mendoi sërish Osimhen në të 79-ën.
Debutoi në Serinë A me fanellën e Frosinones edhe sulmuesi i shpresave të Shqipërisë, Marvin Çuni, që luajti titullar dhe u zëvendësua vetëm në minutën e 67’, por nuk arriti të lërë gjurmë.
Nisi sezonin me humbje edhe Empoli, që u mposht në shtëpi 0-1 nga Verona. Toskanët bënë nëj ndeshje mjaft të mirë, por u treguan të pasaktë ën finalizim dhe u ndëshkuan nga një gol i Bonnazzolit, që shfrytëzoi gafën e portierit të Empolit.
Titullar në këtë takim mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ardjan Ismajli, që konfirmoi edhe njëherë se është pika më e fortë e prapavijës së toskanëve, ndërsa në pjesën e dytë debutoi edhe Stiven Shpendi, që tentoi disa herë të gjejë golin dhe tregoi cilësi mjaft të mira.
()