Radhë të gjata janë krijuar në pikën kufitare të Kapshticës këtë të shtunë.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për se autoritetet shqiptare janë duke punuar me kapacitet të plotë për të përballuar fluksin.
Sipas informacioneve, pala greke është duke punuar me sportele të reduktuara. Sakaq mësohet se gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 4023 shtetas si dhe kanë dalë 4721 të tjerë.
()