Salah vendos rekord, Liverpool përmbys dhe merr fitoren e parë sezonale

Liverpool ka mundur 3-1 Bournemouth në Anfield dhe ka marrë fitoren e parë në Premier. Ndeshja e zhvilluar në Anfield ka nisur menjëherë keq për Të Kuqtë, që kanë pësuar gol që në minutën e parë të ndeshjes, por që është anuluar për pozicion jashtë loje.

Dy minuta më vonë, miqtë kanë gjetur përsëri golin me Semenyo, i cili ka përfituar nga një gafë e mbrojtjes dhe ka mposhtur portierin Becker me një goditje të fuqishme.

GOLI I BOURNEMOUTH

Reagimi i Liverpool-it ka ardhur në minutën e 28-të. Ka qenë Luis Diaz që ka barazuar shifrat me një gol të jashtëzakonshëm. Dy gola në dy ndeshje për kolumbianin. Në minutën e 37-të ka ardhur edhe goli i dytë për Të Kuqtë. Ka qenë Salah që ka shënuar për vendasit.

GOLI I PARE I LIVERPOOL

Egjiptiani ka dështuar fillimisht nga pika e bardhë, por enë i pari që ka shkuar te topi pas pritjes së Neto-s dhe ka shënuar. Mohamed Salah është lojtari i parë i Liverpool-it që shënon ose jep një asist në 10 ndeshje radhazi të Premier League të luajtura në Anfield, dhe i pari që e bën këtë në 10 ndeshje radhazi të kampionatit të luajtura në shtëpi pas Jamie Vardy në dhjetor 2015-të.

GOLI I SALAH

Situata është përkeqësuar për vendasit në minutën e 58-të. Mac Allister, në fakt, është ndëshkuar me karton të kuq direkt nga arbitri për shkak të një ndërhyrje të ashpër. Pavarësisht inferioritetit numerik, Të Kuqtë kanë arritur të gjejnë edhe golin e tretë në minutën e 62-të. Autori i golit ka qenë Jota, i gjendur në vendin e duhur në momentin e duhur.

GOLI I TRETE I LIVERPOOL

()

Arena e Lajmit


Salah vendos rekord, Liverpool përmbys dhe merr fitoren e parë sezonale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook