Skandali/ I ofruan koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro, por jo vetëm me kaq, biznesmeni udhëtonte me makinat e MSH në përdorim të….

Biznesmeni Ilir Rrapaj, jo vetëm që përfitoi koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, por duket se ka pasur edhe të tjera benefite nga miqësia me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe zëvendësministrin Klodian Rjepaj.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për , duke iu referuar dosjes së SPAK, se Rrapaj udhëtonte brenda dhe jashtë vendit me makinë që ishte në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe që ishte në përdorim nga miku i tij i fakultetit, Rjepaj.

Lala duke u ndalur te miqësia e Beqajt dhe të ish-zv.ministrit të Shëndetësisë Rjepaj me biznesmenin Rrapaj tha se ata i kishin krijuar të gjitha kushtet që kompania e tij të fitonte koncesionin e sterilizimit. “Ata ishin promotorët e biznesit dhe lidhjeve me Rrapaj. Sipas dosjes hetimore, Rrapaj e themeloi në Prishtinë 1 muaj më parë se të fitonte tenderin, ku udhëtoi bashkë me Beqajn dhe Rjepajn. Me këtë të fundit ai kishte njohje të vjetra, pasi kishin qenë studentë të mjekësisë. Në dosjen hetimore thuhet se duke u ndalur te shkeljet që kanë kryer ata, rezulton sipas SPAK se kriteret për koncesionin bëhej në mënyrë të tille që t’i përshtatej gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura. Ishte Beqaj dhe Rjepaj që paracaktuan kompaninë që ishte fituese, si SaniService. Ata kanë udhëtuar dhe me zyrtarë të tjerë dhe përfaqësues të këtyre kompanive. Ajo që është skandaloze është se Rrapaj shkëmbente e-maile me Rjepajn. Rrapaj, 30 vitet e fundit i ka shpenzuar në Itali, ku kishte një biznes ndërtimi, por në fakt përdorte automjete të Ministrisë së Shëndetësisë për të lëvizur në Shqipëri dhe jashtë vendit. Makina ishte në përdorim të zv.ministrit.

Në këtë aspekt, gjykata arsyeton se Beqaj dhe Rjepjaj e kishin marrë vendimin për dhënien e shërbimit të sterilizimit dhe e kishin zgjedhur se kush do ta fitonte këtë tender.”, tha Lala.
()

Arena e Lajmit


Skandali/ I ofruan koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro, por jo vetëm me kaq, biznesmeni udhëtonte me makinat e MSH në përdorim të….

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook