Manchester United pëson humbjen e parë. Tottenham mposhti 2-0 “Djajtë e Kuq” dhe merr fitoren e parë për këtë sezon të Premier League. Kjo përballje ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me porta të paprekura.
Në fraksionin e dytë “Spurs” u treguan më kërkues dhe gjetën avantazhin në minutën e 49’ me Sarr. “Djajtë e Kuq” tentuan të gjenin barazimin, por pa sukses.
Teksa një autogol i Martinez në minutën e 83’ dhe mos reagimi i Onana-s bën që avantazhi i Tottenham të dyfishohej. Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-0.
Tottenham pas raundit të dytë të Premier League renditet në vend të katërt me katër pikë, teksa Manchester United pëson disfatën e parë dhe renditet në vend të shtatë me tre pikë.
()