Zbulohet një “shtëpi bari” pranë Dimalit, policia shoqëron 5 persona

Një banesë në të cilën kultivohej kanabis është zbuluar mbrëmjen e sotme në fshatin Pobrat, në ish-komunën Kutalli në Dimal.

ka mësuar se policia ka shoqëruar deri tani 5 persona, të cilët po merren në pyetje, ndërkohë që priten të tjera shoqërime.

Personat e shoqëruar janë nga Fieri dhe Berati, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se është pjesë e grupit kriminal që kutivoi kanabis në një karburant në Lushnje, tek “Pushimi i shoferit”.

Personat e shoqëruar flinin në një hotel në afërsi të Kalasë në Berat, aty ku edhe u ndaluan nga policia. Deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia, ndërkohë që nuk dihet as sasia e drogës së sekuestruar.

Arena e Lajmit


Zbulohet një “shtëpi bari” pranë Dimalit, policia shoqëron 5 persona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook