De Ketelare debuton me gol në derbin e shqiptarëve në Serinë A, dy gola të Belotit nuk i mjaftojnë Romës

Sharl De Ketelare ka lënë gjurmën e tij që në ndeshjen e parë me fanellën e Atalantës në Serinë A. Fantazisti belg, që u transferua pas një viti në hije te Milani, ishte protagonisti i fitores 2-0 të skuadrës bergamaske në fushën e Sasuolos.

Në ndeshjen ku në fushë nga minuta e parë ishte në lojë Bajrami për vendasit dhe Gjimshiti për miqtë, diferencën e bëri pikërisht futja në fushë e blerjeve të reja te Atalanta. De Ketelare dhe Skamaka i dhanë një shtysë më shumë ekipit në minutat e fundit me belgun i cili goditi traversën para se të shënonte edhe golin e avantazhit i ndihmuar nga teknologjia e linjës së portës. Zortea me një gjuajtje spektakolare vulosi më pas fitoren 2-0 për ekipin e tij.

Ndërkohë, Roma është ndalur në barazimin 2-2 në shtëpi nga Salernitana. Beloti shënoi dy gola për vendasit, teksa Kandreva ishte protagonisti i miqve duke tundur edhe ai dy herë rrjetën në një sfidë shumë të luftuar mes dy skuadrave.

REZULTATET 

SASUOLO-ATALANTA 0-2
84′ De Ketelare, 90’+3′ Zortea

GOLI I ZORTEA VIDEO

GOLI I DE KETELARE VIDEO

ROMA-SALERNITANA 2-2
17′, 82′ Beloti / 36′, 49′ Kandreva

GOLI I DYTE I BELOTIT VIDEO

GOLI I DYTE I KANDREVA VIDEO

GOLI I KANDREVA VIDEO

GOLI I BELOTIT VIDEO

GOLI I ANULUAR I BELOTIT

FORMACIONET ZYRTARE

SASUOLO-ATALANTA

asdsdadadadasdads

ROMA-SALERNITANA

asddsasadasdasas

 

Arena e Lajmit


De Ketelare debuton me gol në derbin e shqiptarëve në Serinë A, dy gola të Belotit nuk i mjaftojnë Romës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook