Manchester City ia doli të fitonte miminalisht ndaj Newcastle United (1-0), por protagonistët nuk ishin ata në fushë në këtë përballje.
Nga fundi i ndeshjes, Pep Guardiola u pa duke debatuar me një tifoz të Manchester Cityt në tribuna.
Pas ndeshjes, trajneri spanjoll ka zbuluar atë që i tha tifozi dhe ai nuk kishte ngurruar t’i kthente përgjigje.
“Ai më kërkoi të bëja më shumë zëvendësime dhe unë i thashë që të vinte të ulej në vendin tim”, ka thënë Guardiola para gazetarëve me shaka.
Tifozi u pa duke qeshur me reagimin e spanjollit, ndërsa tifozi që ishte afër tij nuk e besonte se po debatonin me strategun e Man. Cityt.