Një aksident është raportuar aksin Sarandë-Delvinë, në afërsi të fshatit Shelegar. Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet tip “Mercedez-Benz”, me drejtues Zenel Tusha dhe automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues 34-vjeçarin Elton Çela.
Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në spital për trajtim mjekësor në Sarandë.
Ndërsa bëhet me dije se bashkëshortja e Zenel Tushës, Adife Tusha që ndodhej në automjet, është në gjendje të rëndë në spital.
()