Kishte parkuar në stacionin e autobusit dhe mori gjobë, efektivi ofendoi qytetarin, pas lajmit reagon policia: Ka nisur hetimi

Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me një video që ka qarkulluar më herët në rrjete sociale. Në videon e xhiruar nga një qytetar, shihet efektivi i policisë që e ofendon.

Në sqarimin e saj Policia thotë se qytetari në fjalë kishte parkuar mjetin në mënyrë të gabuar duke bllokuar vendin e një autobusi.

Theksohet se për verifikimin e ankesave dhe marrjen e masave, menjëherë në adresën e dhënë ka shkuar një punonjës i Policisë Rrugore i cili ka konstatuar mjetin e parkur gabim dhe e ka ndëshkuar me masë administrative në mungesë për shkelje të nenit rrugor “Ndalim i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve”.

Gjithashtu bëhet me dije se nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur hetimi administrativ.

NJOFTIMI:

Reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë

Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ” ku një shtetas pretendon se një punonjës i Policisë Rrugore Lezhë ka reaguar keq ndaj tij në mënyrë të padrejtë, ju sqarojmë se:

Paraditen e sotme, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë ardhur disa ankesa nga drejtues të autobusëve, pasi në vendin e quajtur “Stacioni i autobusave të Balldrenit” në Lezhë, qytetari i cili ka ngritur pretendimet nëpërmjet videos së dërguar në këtë portal, kishte parkuar mjetin në këtë stacion në mënyrë të gabuar duke bllokuar vendin e një autobusi.

Për verifikimin e ankesave dhe marrjen e masave, menjëherë në adresën e dhënë ka shkuar një punonjës i Policisë Rrugore i cili ka konstatuar mjetin e parkur gabim dhe e ka ndëshkuar me masë administrative në mungesë për shkelje të nenit rrugor “Ndalim i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve”.

Pas disa minutash pas vendosjes së masës administrative, drejtuesi i automjetit ka shkuar tek një tjetër punonjës i Policisë Rrugore (që shfaqet në video) i cili ka qenë i pozicionuar në mes të rrugës me shërbim për menaxhimin e trafikut dhe i ka kërkuar llogari duke e kërcënuar për masën administrative të vënë, pa i dhënë shpjegime mbi situatën, ndërkohë po e filmonte. Punonjësi i Policisë Rrugore nuk ka patur dijeni mbi gjobën e vënë, si dhe për shkak se ishin në mes të rrugës duke u bërë burim për ngjarje rrugore, i ka kërkuar disa herë qytetarit që të largohej nga rruga e ta priste anash rrugës për të sqaruar problemin e tij. Qytetari nuk i është bindur dhe ka vijuar duke e filmuar dhe kërkuar llogari punonjësit të Policisë, i cili e ka marrë qytetarin nga krahu dhe e ka larguar nga rruga.

Theksojmë se në asnjë moment, nga punonjësi i Policisë Rrugore nuk është kryer asnjë veprim fizik ndaj qytetarit.

Për verifikimin dhe sqarimin e plotë të këtij rasti, nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur hetimi administrativ.

 

Arena e Lajmit


Kishte parkuar në stacionin e autobusit dhe mori gjobë, efektivi ofendoi qytetarin, pas lajmit reagon policia: Ka nisur hetimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook