Ndezi zjarr në tokën e tij, por dogji 2 hektarë me barishte dhe shkurre, procedohet penalisht 68-vjeçari

DIBËR

Ndezi zjarr në tokën e tij, për djegien e shkurreve, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e madhe toke, procedohet penalisht autori i zjarrvënies.

Policia e Dibrës ka marrë njoftim se në fshatin Çidhën, kishte rënë zjarr dhe zjarri po përhapej me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes së bashku me shërbimin zjarrfikës. Shërbimet e Policisë së bashku me forcat zjarrëfikëse vunë nën kontroll zjarrin dhe pas disa orësh bënë të mundur fikjen e tij.

Ndërkohë strukturat hetimore të Policisë së Dibrës, falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore bazuar dhe në inteligjencën policore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasin H.K., 68 vjeç, banues në Dibër.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 68-vjeçari, kishte ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh, me barishte dhe shkurre.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Arena e Lajmit


Ndezi zjarr në tokën e tij, por dogji 2 hektarë me barishte dhe shkurre, procedohet penalisht 68-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook