Një aksident është raportuar aksin Sarandë-Delvinë, në afërsi të fshatit Shelegar. Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet tip “Mercedez-Benz”, me drejtues Zenel Tusha dhe automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues 34-vjeçarin Elton Çela.
Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në spital për trajtim mjekësor në Sarandë, ndërsa bëhet me dije se drejtuesi i Benzi-t ndodhet në gjendje të rëndë.
()