Një zjarr ka rënë sot në pyllin me pisha në “Malin Partizan” në Berat. Të paktën 4 mjete zjarrfikëse dhe 20 punonjës janë angazhuar për të neutralizuar zjarrin pasi ishte shtrirë deri tek zona e quajtur “Kurorat e Pishave”.
Ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse ka bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe fikjen e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 50 m2 me shkurre e ferra si dhe u përshkruan edhe 20 rrënjë pisha. Ndërkohë theksohet se e gjithë zona që u përfshi nga zjarri në “Malin Partizan” do të jetë në monitorim, për të shmangur ndonjë riaktivizim të zjarrit për shkak të temperaturave të larta.
()