Foto/ Pasi e akuzoi për dhunë, Arbenita kapet ‘mat’ me Feron

Disa javë më parë, një prej çifteve më të komentuara të medias online, Fero dhe Arbenita, troditën publikun pas denoncimit që modelja bëri kundrejt partnerit të saj.

Pas denoncimit të bujshëm, reperi i “A pe din qysh”, u arrestua për dhunë fizike dhe psikologjike, ku qëndroi një muaj në paraburgim. Pas daljes nga burgu, Fero madje akuzoi bashkëshorten e tij se ajo nuk është kujdesur aspak për vajzën pasi i është përkushtuar karrierës, ndërsa për vajzën është kujdesur nëna e tij.

Nga ana tjetër Arbenita bënte postime në Instagram, ku shkruante se beson në drejtësi. Por duket se çdo gjë paska qënë një “show” pasi dyshja e njohur është kapur “mat” në Gjilan.

Në një video që ka pushtuar median online, fillimisht publikuar nga “Prive.al”, Fero dhe Arbenita shihen përkrah njëri-tjetrit.

Pavarësisht se në video dyshja është me kurriz, burime pranë “Prive”, raportojnë se bëhet fjalë për dyshen e shumëpërfolur.

Foto/ Pasi e akuzoi për dhunë, Arbenita kapet ‘mat’ me

Foto/ Pasi e akuzoi për dhunë, Arbenita kapet ‘mat’ me Feron

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook