“Kontrata koncesionare ishte e përcaktuar”, gazetarja Lala: Në shtator pritet që Ilir Beqja…

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në News24, zbuloi detaje të reja në lidhje me çështjen e koncesionit të sterilizimit.

Lala tha se në fillim të muajit shtator pritet që ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja të merret në pyetje, ndërsa në lidhje me kontratën e koncesionit të sterilizimit, u shpreh se ishte e paracaktuar.

“Për këtë çështje janë dashur tre vite hetime. Si e kam lexuar unë këtë dosje? Beqja del si një ish-ministër që ka pasur dijeni për çdo gjë që ka ndodhur. Ngjan si person që ka promovuar i biznesit të Ilir Rapos, kjo sipas interpretimit të gjykatës. Kjo pasi Beqja, Rjepaj dhe Rrapaj kanë udhëtuar në drejtim të Italisë, më pas Rrapaj shkoi drejt Kosovës. Të lihet të nënkuptohet se kontrata koncesionare ishte paracaktuar nga ish-ministri i Shëndetësisë.

Në fillim të muajit shtator pritet që të pyetet Beqja në lidhje me udhëtimet. Gjykata e Posaçme e orienton Prokurorinë për të kryer hetime të thella. Gjykata po ashtu ka orientuar dhe katër ish-zyrtare/ zyrtarë të tjerë që mund të kenë vepër penale. Mendoj se kjo çështje duhet të shkojë më larte dhe titullari është Beqja. Bëhet fjalë për një koncesionet më të shtrenjta në shëndetësi. Për mua ky koncesion nuk është hetuar mirë. Deri më tani kemi veprën penale ‘Shpërdorim Detyre’, por nuk përmendet vepra penale ‘Korrupsion’”, u shpreh gazetarja Klodiana Lala.

()

 

Arena e Lajmit


“Kontrata koncesionare ishte e përcaktuar”, gazetarja Lala: Në shtator pritet që Ilir Beqja…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook