Nuk është ”i famshëm” për tifozët, arabët largojnë shokun e skuadrës së Benzema që blenë 30 milionë euro një muaj më parë

Çmenduritë e kubeve të futbollit në Arabinë Saudite nuk kanë fund dhe rasti i Zhoao Pedro Neves Felipe, i njohur si Zhota, tregon se sa pak shqetësohen sheikët për milionat që po harxhojnë gjatë merkatos. Futbollisti portugez po bëhet gati të largohet nga Al Itihad, edhe pse iu bashkua vetëm një muaj më parë, i blerë për 30 milionë euro nga Sëlltiku.

Lojtari ishte një nga yjet e kampionatit skocez, por oferta e Al Itihad, ku luajnë edhe Benzema e Kante, bëri që ai të vraponte drejt milionave të sheikëve. Por në rastin e tij kishte një problem, pasi tifozët arabë nuk e shihnin të si një emër të famshëm. Dhe në këtë rast, fama ka triumfuar ndaj cilësive futbollistike dhe perspektivës së sulmuesit 24-vjeçar.

Al Itihad do ta largoje nga ekipi i parë, për të liruar një nga vendet e futbollistëve ndërkombëtare që i lejohen sipas rregullores së kampionatit, me Mohamed Salah në majën e listës së dëshirave. Ndërsa nuk dihet nëse Zhota do të vazhdojë të qëndrojë në Arabi me “pushime të paguara”, apo të kërkojë një aventurë të re diku tjetër ku do të vlerësohet ajo që di të bëjë në fushë dhe jo fama e emrit të tij./ Panoramasport

Arena e Lajmit


Nuk është ”i famshëm” për tifozët, arabët largojnë shokun e skuadrës së Benzema që blenë 30 milionë euro një muaj më parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook