Koncesioni i sterilizimit/ “Asgjë nuk është bërë pa bekimin e Ramës dhe Beqjat”, Vokshi: Ish-ministri kërkon të kapet pas fijes së kashtës, por…

Deputetja e PD-së Albana Vokshi në një lidhje live përmes SKYPE-t në rubrikën “Opinion” në News24, foli për koncesionin e sterilizimit.

Vokshi u shpreh se hetimi është ende i paplotë për aq kohë sa nuk janë vënë para përgjegjësisë autorët e vërtetë, që sipas saj janë kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Më tej demokratja tha se Beqja kërkon të kapet pas fijes së kashtës, por nuk do i shpëtojë drejtësisë.

“Hetimi është ende i paplotë, për aq kohë sa Beqja ndodhet jashtë, ndërsa Rjepaj dhe Rrapaj janë në burg. Ky hetim ende nuk ka shkuar atje ku duhet, pa u vënë para përgjegjësisë autorët e koncesionit të sterilizimit, check up-eve. Këtu flas për Ramën dhe Beqjan. Asgjë nuk bëhet në asnjë ministri pa miratimin dhe dijeninë e Ramës. Një roje, një pastruese nuk vjedh pa lejen e Ramës. Çdo gjë është bërë me miratimin dhe bekimi e tij. Së dyti, Beqja ka qenë iniciatori dh autor i porositjes së tenderit. Unë kam dokumentin që ka firmën e Beqjas. Në mesin emrave është dhe djali i hallës së tij (kushëriri), pra ka vendosur njerëzit e tij që ta kishte çështjen nën kontroll të plotë. Beqja kërkon të kapet pas fijes së kashtës, por nuk do i shpëtojë drejtësisë.

Kjo është një vjedhje e hapur, edhe nga hetimet e SPAK rezulton se kostoja ka qenë e tej fryrë. dhe duke u mbrojtur, Ilir Beqja po mashtron”, u shpreh Vokshi.

()

Arena e Lajmit


Koncesioni i sterilizimit/ “Asgjë nuk është bërë pa bekimin e Ramës dhe Beqjat”, Vokshi: Ish-ministri kërkon të kapet pas fijes së kashtës, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook