Milan “fluturon” me “kapiten Amerika”, Pioli elozhe blerjeve të verës: Dinë të luajnë futboll

Milani i ri sjell shpresë te tifozët. “Djalli” tremb jo pak rivalët, i përgjigjet Napolit, Interit e Juves duke iu bashkuar ekipeve të mëdha që këtë sezon synojnë titullin kampion. Në “Dall’Ara”, ekipi i Piolit dukej i kolauduar në perfeksion, siguroi një fitore të pastër 0-2. ndërsa blerjet e verës, mbi të gjithë Pulisic, dhuruan një paraqitje fantastike. 20 sekonda lojë, dhe Bologna tronditi dhunshëm traversën e Mike Maignan, por ky detaj vetëm sa zgjoi kuqezinjtë pasi stafetën më pas e mori dyshja Pulisic-Giroud.

Në minutën e 11-të, “bomberi” francez i vetëm në zonë e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë, i shërbyer saktë nga Reijnders. Dhjetë minuta më pas, Pulisic me një aksion personal, realizoi një gol fantastik duke dyfishuar shifrat. Vapa dhe lodhja e lojtarëve ishte e dukshme në pjesën e dytë, detaje që patën ndikim ritmin e lojës. Në fund, Leao flirtoi me golin duke goditur shtyllën pingule. Shijon këtë sukses në start edhe Stefano Pioli i cili nuk i kurseu elozhet për lojtarët e rinj, por dhe për liderët e këtij ekipi, Giroud e Leao:

“Kundër Bologna-s pamë gjëra të bukura, por duhet të punojmë shumë pasi kemi ende për të përmirësuar. Afrimet e reja janë lojtarë që dinë të luajnë futboll, mund të na ndihmojnë në rritjen tonë. Në përgjithësi jam i kënaqur me merkaton, kanë ardhur ato lojtarë që kërkoja. Pulisic? Është një talent, këtë e kuptova që kur fola me të në telefon për ta bindur. Është një lojtar shumë i aftë që mund të na ndihmojë shumë”, theksoi Pioli pas ndeshjes në konferencë për shtyp.

()

Arena e Lajmit


Milan “fluturon” me “kapiten Amerika”, Pioli elozhe blerjeve të verës: Dinë të luajnë futboll

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook