Policia e Dibrës ka reaguar për plagosjen e minatorit. Ky reagim i uniformave blu vjen pas publikimit të lajmit në News24. Sipas policisë 60-vjeçari Sh.Ç fillimisht është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe më pas është nisur për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë theksohet se grupi hetimor vijon hetimet për të zbardhur detaje të plota rreth kësaj ngjarjeje.
REAGIMI:
Rreth orës 19:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, në spitalin e Peshkopisë, shtetasi Sh. C., 60 vjeç, me profesion minator, i punësuar në një subjekt minerar, në Bulqizë. 60-vjeçari është transportuar për ndihmë më të specializuar, në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet e thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
()