“Rama i mjeruar po belbëzon justifikime”, Vasili: Gjuha prej ordineri e bën mysafir të bezdisshëm për biseda liderësh

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook ka komentuar reagimin e kryeministrit Rama në lidhje me mos marrjen e një ftese për takimin informal të liderëve të rajonit në Greqi.

Vasili u shpreh se “Rama i mjeruar” po “belbëzon justifikime nën peshën e përbuzjes”, e cila sipas tij është formësuar qartë me episodin e fundit në Athinë.

Sipas tij gjuha mizerabël “shpesh e një ordineri lagjeje, paturpësia e sjelljes dhe shkelja e çdo standardi demokratik”, e bën kryeministrin “një mysafir të bezdisshëm” e të papërshtatshëm për biseda serioze liderash europianë.

Postimi i plotë:

Rama i mjeruar bëlbëzon justifikime nen peshen e perbuzjes!
Darka e Athines rezulton qarte nje moment ku perbuzja ndaj Edi Rames u formesua qarte.
Sot belbezitjet e tij qurramane, kontradiktore, te mbushura me komplekse inferioriteti dhe madheshtie imagjinare pa sherim ishin thjesht nje komedi e zeze e nje njeriu, qe nuk mund te ulej kurrsesi ne ate darke.
Ai perfaqson sot ne Europe standartin me te ulet te nje lideri politik si ne forme ashtu edhe ne permbajtje.
Gjuha mizerabel shpesh e nje ordineri lagjeje, paturpesia e sjelljes dhe shkelja nga ai e çdo standarti demokratik e ben natyrshem nje mysafir te bezdishem, me klas shume te poshtem dhe plotesisht te papershtatshem per biseda serioze liderash europianë.
Nje hakmarres i rendomte, drejtues i nje grope septike korruptive sic eshte qeveria e tij, Edi Rama perfaqson e simbolizon standartin me te kriminalizuar politik te Europes.
Mesashi teper i rendesishem i fteses se Albin Kurtit ne Athine ishte edhe nje mesim shume i hidhur per Edi Ramen qe prej kohesh atakon Kurtin dhe Kosoven dhe sillet si armik i eger i saj duke ja kaluar edhe Serbise vete.
Edi Rama eshte tashme nje peshe e bezdishme per standartin e larte te Europes.
Krijues i narkoshtetit, i shkaterrimit te votes, te grabitesit serial te prones se qytetareve, te armikut te fjales dhe medias se lire ç’mund te thote e te perfaqsoje tjeter ne tavolinat e larta europiane.
Si i tille ai eshte kthyer ne nje problem shume te rende per Shqiperine sepse punon vetem kunder integrimit europian me çdo mjet e me çdo forme.
Ai po e izolon vendin nga Europa demokratike dhe vlerave sepse eshte perfasues dhe mbrojtes i antivlerave.
Nje i semure psikik si Rama ku halucinacionet e madheshtise perzihen keq me kompleksin e thelle te inferioritetit eshte nje i semure pa sherim.
Tani e tutje gjithmone e me shume do te shohim e do lexojme belbezitje te tij ku kjo semundje pa sherim do te shfaqet shemtueshem.

Arena e Lajmit


“Rama i mjeruar po belbëzon justifikime”, Vasili: Gjuha prej ordineri e bën mysafir të bezdisshëm për biseda liderësh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook