“Nafta e Shpiragut premium si e Arabisë Saudite”, Rama: Investimi shkon deri në 7 miliardë euro

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se nafta e zbuluar në Shpirag është e një cilësie shumë të mirë, e njëjtë me atë që nxirret në Arabinë Saudite.

Duke folur në një konferencë për shtyp, ai tha se përgjigjja përfundimtare për naftën e Shpiragut do të jepet në tetor nga kompania, por shtoi se nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve, investimi do të jetë 3-7 miliardë euro. 

“Testi do të fillojë në tetor. Po përgatitet njëkohësisht edhe plani i investimit. Gjithë ajo rezervë për tu nxjerrë sipër duhet të hyjë në infrastrukturën përkatëse, për ta trasportuar dhe për ta nxjerrë në tregun vendas dhe të huaj. Nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë. është hera e parë që kjo ndodh në vendin tonë. Burimet e naftës që është zbuluar më parë janë burime të një nafte të rëndë që përdoret për bitum apo solar, por nuk është një naftë që mund të hyjë në konsumin e automjeteve. Sipas analizave të bëra në laboratorin e Holandës, nafta e zbuluar në Shpirag është një naftë e të njëjtës cilësi me naftën premium të Arabisë Saudite. Investimi i parashikuar është 3 miliardë euro dhe projeksioni është që deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme, është 7 miliardë euro”, tha Rama. 

Arena e Lajmit


“Nafta e Shpiragut premium si e Arabisë Saudite”, Rama: Investimi shkon deri në 7 miliardë euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook