Çfarë po ndodh me artistët? Pas Alban Ramosajt dhe Feros, një tjetër këngëtarë tërhiqet përgjithmonë nga muzika (Foto)

Gjatë kësaj jave emra të njohur të muzikë shqiptare kanë habitur fansat me vendimet e tyre për të hequr dorë nga muzika.

Pas largimit të Alban Ramosaj dhe reperit Fero Fera, një tjetër artist kosovar ka vendosur të lërë muzikën.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Noga. Me anë të një postimi në Instagram, artisti ka lajmëruar fansat e tij se shkaku i këtij vendimi është pasi ai ka vendosur që t’i përkushtohet familjes, shkollimit dhe biznesit.

“Popull i dashur edhe unë po tërhiqem nga muzika përgjithmonë se 17 vite karrierë që në moshën 12 vjeçare me Mc Kreshën, Lyrical Son që kam filluar. Arsyet janë familja, shkollimi, biznesi familjar. Respekt e faleminderit shumë, Zoti ju bekoftë”- shkroi Noga në deklaratën e tij.

Çfarë po ndodh me artistët? Pas Alban Ramosajt dhe Feros, një tjetër këngëtarë tërhiqet përgjithmonë nga muzika (Foto)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook