Drejtori i Institutit të Historisë: Ministria e Arsimit çon në biblioteka libra pa filtra shkencorë, refuzon librat tanë

Drejtori i Institutit të Historisë Afrim Krasniqi thotë se Ministria e Arsimit përmes një procedure jotransparente, ka bërë publike listën e 500 librave që rekomandohen për t’u përfshirë në fondin e bibliotekave të shkollave.

Sipas tij, në këtë listë nuk ka asnjë libër nga institutet albanologjike, as botimi më i rëndësishëm historik e shkencor që është Historia e Shqiptarëve gjatë shekullit XX.

Ai shton se brezave të rinj u ofrohen tituj e botime amatorësh, spekulativë dhe pas asnjë vlerë shkencore e formimi. “Ministria e Arsimit e mbylli albanologjinë por aktet kundër saj nuk mund të shkojnë deri tek censurimi dhe refuzimi zyrtar dhe në bllok i botimeve albanologjike”, thotë mes të tjerash Krasniqi.

Reagimi i plotë:

Cfare po ndodh me Ministrine e Arsimit? Ne nje procedure jo transparente (MAS thote se eshte konsultuar me rrjetet profesionale të mësuesve dhe shoqatat e botuesve, grupime ne dyshime te aryeshme per gjendje ne konflikt interesi), MAS ka bere publike listen me 500 librave qe rekomandohen për t’u përfshirë në fondin e bibliotekave të shkollave.

Lista, krahas gjysmes se saj pozitive, ka edhe nje numer te madh autoresh dhe botimesh me natyre marketingu, te botuara me qellim audience, pa asnje filter shkencor dhe kryesisht me autore amatore, sic permban edhe tituj me sponsorizim politik, nga autore e shtepi botuese. Me e habitshmja, ne 500 librat e preferuar dhe te perzgjedhur te MAS nuk ben pjese ASNJE liber nga institucionet albanologjike, instituti i historise, gjuhesise, letersia, antropologjia apo instituti arkeologjik. Asnje. ASA? Asnje. As botimi me i rendesishem historik dhe shkencor, Historia e shqiptareve gjate shekullit XX, absolutisht asnje. Po ashtu asnje liber mbi demokracine dhe shtetin e se drejtes, zgjedhjet dhe institucionet. Autor nga botimet albanologjike ne Kosove? Jo dhe jo.

Imagjinoni kriteret e dijes dhe shkences qe zbaton MAS sa refuzon apiori te gjitha institucionet shkencore krijuese per “fajin” e vetem se ata nuk botojne tek firmat private botuese & biznesit, nuk kane mbeshtetje politike dhe se nuk bejne lobim ne MAS? Imagjinoni sa larg ka shkuar lobimi personal dhe politik sa brezave te rinj u ofrohen tituj e botime, midis te cileve disa amatore dhe spekullative dhe pa asnje vlere shkencore e formimi, duke i privuar nga botimet e vetme shkencore qe kane kaluar testimin dhe vleresimin shkencor dhe akademik!

MAS e mbylli albanologjine, por aktet kunder saj nuk mund te shkojne deri tek censurimi dhe refuzimi zyrtar dhe ne bllok i botimeve albanologjike, perfshire tekstin me te rendesishem shkencor mbi historine.

Arena e Lajmit


Drejtori i Institutit të Historisë: Ministria e Arsimit çon në biblioteka libra pa filtra shkencorë, refuzon librat tanë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook