Emri/ Dyshonte se i kishin dëmtuar pajisjet në banesë, 59-vjeçari nga Kosova mban peng 6 pushues italianë në Sarandë, arrestohet nga policia

Jashar Azemi, është arrestuar sot në Sarandë, pasi ka mbajtur peng 6 pushues italianë.

Sipas informacioneve të policisë, shkak është bërë dëmtimi i një pajisjeje në apartamentin e dhënë me qira nga 59-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/ I dëmtuan pajisje në apartamentin e dhënë me qira dhe për këtë shkak iu hoqi lirinë 6 shtetasve italianë, për rreth 1 orë, në këtë apartament, vihet në pranga 59-vjeçari nga Kosova.

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 1, një shtetas iu kishte hequr lirinë, në mënyrë të kundërligjshme, disa shtetasve, në një apartament, shërbimet e Komisariatit te Policisë Sarandë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të menjëhershme të shërbimeve të Policisë, është vënë në pranga shtetasi J. A., 59 vjeç, banues në Prishtinë, si dhe është bërë lirimi i shtetasve, nga apartamenti.

59-vjeçari, për rreth 1 orë, iu ka hequr lirinë 6 shtetasve italianë, në apartamentin që iu kishte dhënë me qira, pasi pretendonte se këta shtetas i kishin dëmtuar disa pajisje në këtë apartament.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Arena e Lajmit


Emri/ Dyshonte se i kishin dëmtuar pajisjet në banesë, 59-vjeçari nga Kosova mban peng 6 pushues italianë në Sarandë, arrestohet nga policia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook