Nafta në Shpirag, reagon Tabaku: Koha për veprim, jo premtime politike!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka dhënë një koment lidhur me naftën që u zbulua në Shpirag.

Në një postim në rrjetin sociale Facebook, Tabaku thotë se Shqipëria është shumë e bekuar nga pasuri të shumëllojshme por fatkeqësisht nuk ka përfitime ekonomike, teksa shton se tani është koha për veprim dhe jo për premtime boshe.

Postimi i Tabakut:

Lajmi aq shumë shpresëdhënës për ekonominë tonë është mundësia e një rezerve nafte në zonën e Shpiragut. Një oportunitet që prej dekadash a më shumë mban shpresat e Shqipërisë varur, sidomos duke pasur parasysh mundësitë dhe përfitimet ekonomike për vendin.

Lajm të cilin vit pas viti e kemi festuar e gëzuar po aq sa dhe hapja e negociatave, po përtej ironisë e gëzimit besoj do jetë një mundësi e mirë dhe për të parë se si mund të kemi një model ndryshe të manaxhimit të burimeve natyrore e pasurive kombëtare.

Duke pasur parasysh se si është keqmanaxhuar, vjedhur dhe zaptuar pasuria e një prej burimeve më të mëdha të Europës Kontinentale në Patoz Marinzë, secili ka të drejtë të pyesë se si do menaxhohet zbulimi i pritshëm?

Shqipëria e bekuar nga Zoti me pasuri të shumëllojshme nuk ka pasur asnjë përfitim në kuptimin material dhe mbi të gjitha ekonomik. Premtime ka pasur pa fund!

Zotime politike padyshim pafund! Por realiteti gjithnjë ka çeduar e asnjë përfitim nga  porte e aeroporte të përqendruara në pak duar, as nga karburanti e minerale.

Prandaj shpresojmë që renta të mos ketë fatin e kromit që është përjashtuar e shfrytëzimi i asaj pasurie kombëtare nuk sjell asgjë as në buxhetin e shtetit as atë lokal.

Nuk ka nevojë për ligjërime me patos e pasion për Shqipërinë, po kushdo që ka privilegjin e vendimmarrjes ta tregojë me shembuj dashurinë për vendin.

()

Arena e Lajmit


Nafta në Shpirag, reagon Tabaku: Koha për veprim, jo premtime politike!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook