One zhgënjen sërish abonentët, për të disatën herë kompania celulare në “black out”, qytetarët ngelen pa shërbim

Të gjithë klientët e kompanisë celulare “One” janë ankuar mëngjesin e sotëm se nuk kanë arritur të kenë shërbim në pajisjet e tyre telefonike.

Qytetarët janë shprehur në rrjetet sociale se shërbimi nuk ka funksionuar në asnjë qytet të Shqipërisë, madje as në numrat me kontratë.

Disa prej tyre kanë shprehur pakënaqësinë edhe se kompania nuk i ka njoftuar paraprakisht për ndërprerjen e shërbimit, i cili raportohet se ndaloi për disa orë.

Sakaq, ende kompania One nuk ka reaguar zyrtarisht për këtë incident, shkaqet e të cilit nuk dihen akoma.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që abonentët e kësaj kompanie ankohen për cilësinë e shërbimit, teksa më herët ka pasur ankesa edhe nga deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe.

Braçe më herët ka denoncuar publikisht kompaninë telefonike “One, pasi sipas tij, prej gati një muaj nuk funksionin asnjë shërbim.

Arena e Lajmit


One zhgënjen sërish abonentët, për të disatën herë kompania celulare në “black out”, qytetarët ngelen pa shërbim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook