Përmirësohet situata e zjarreve në vend, Peleshi: Vijon puna për shuarjen e flakëve në Devoll, Konispol dhe Finiq

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se situata e zjarreve në territorin e vendit paraqitet më e mirë gjatë orëve të fundit.

Sipas tij pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave.

Peleshi shtoi se puna për shuarjen e flakëve vijon në Devoll, Konispol e Finiq në disa fshatra.

Postimi i plotë:

Situata e zjarreve në territorin e vendit paraqitet më e mirë, gjatë orëve të fundit.

Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave.
Në qarkun e Korçës ka një vatër aktive zjarri, në fshatin Arrëz, të bashkisë Devoll, e cila u riaktivizua pas izolimit të dy ditëve më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij.
Puna vijon edhe në malin Stilos, në bashkinë Konispol dhe fshatin Grazhdan, të bashkisë Finiq ku efektivë zjarrfikës po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarreve.
Në fshatin Jarua, në bashkinë e Fierit zjarri është shuar dhe po bëhet kontrolli i zonës.
Puna ka vijuar deri në shuarjen përfundimtare të zjarreve në njësinë administrative Vergo të bashkisë Delvinë, në njësinë administrative Lopes të bashkisë Tepelenë, në Semens të Lushnjës, në fshatin Gur i Zi të bashkisë Elbasan dhe në lagjen Çlirim, bashkia Berat.

Arena e Lajmit


Përmirësohet situata e zjarreve në vend, Peleshi: Vijon puna për shuarjen e flakëve në Devoll, Konispol dhe Finiq

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook