Përplasi për vdekje dy turistët në Sarandë, arrestohet 17-vjeçari (EMRI)

Një aksidenti i rëndë i mori jetën dy turistëve italianë në Sarandë. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka rënë në prangat e policisë, bëhet fjalë për 17-vjeçarin Elio Raku. Ngjarja ndodhi në aksin Sarandë-Ksamil.

Automjeti drejtohej nga 17-vjeçari, ndërsa pasagjer ishte një 16-vjeçar. Viktimë e këtij aksidenti të rëndë mbetën 24-vjeçari Domenico Gritto dhe Vicenzo Tizziano.

Lidhur me këtë aksident tragjik reagoi edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku njoftoi pezullimin nga detyra të Shefit të Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisar Adriatik Shehu.

()

Arena e Lajmit


Përplasi për vdekje dy turistët në Sarandë, arrestohet 17-vjeçari (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook