As Inter, as Juventus dhe as Roma, pra nuk ka Serie A për Romelu Lukakun. Duket se mundësia e vetme që sulmuesi belg të luajë këtë sezon është të largohet nga Chelsea. Dhe, duke parë që transferimi në Itali duket i vështirë, skuadra e vetme që i ka hapur dyert atij është Tottenham.
Spurs janë në kërkim të një sulmuesi pas largimit të Harry Kane te Bayern Mynih dhe po punohet për transferimin e Lukaku. Skuadra e Tottenham nuk dëshiron të shpenzojë 40 milionë euro për 30-vjeçarin belg, ndaj po kërkon ta marrë atë në formë huazimi për një vit, me të drejtë blerje.
Chelsea shpenzoi 100 milionë për ta marrë dhe e di mjaft mirë se do të dalë me humbje nga shitja e tij, ndaj kërkon t’i gjejë një sistemim. Inter dhe Juventus duken larg tani, por edhe Roma nuk ka dëshirë të shpenzojë shumë, ndaj Tottenham mbetet mundësia më e mirë për Lukaku.
Një transferim i mundshëm duke parë se te Spurs do të luante gjithnjë, pasi mungon një sulmues. Palët kanë nisur bisedimet dhe pritet që para se të përfundojë merkato të ketë një marrëveshje. Tottenham do të ishte skuadra e pestë në Premier League për Lukakun, pas Chelsea, Ëest Bromëich, Everton dhe Manchester United.
()