Me fonde pa limit, Arabia Saudite po tundon çdo lojtarë apo trajner. Sauditët janë futur me prepotencë në tregun e transferimeve duke joshur me miliona yjet e futbollit evropian dhe botëror. Së fundmi, sheikët i janë vënë pas sulmuesit të Liverpool, Mohamed Salah. Al Ittihad kërkon të formojë një dyshe ëndrrash për këtë sezon të ri Benzema-Salah. Klubi saudit ka gati një ofertë marramendëse për të bindur “The Reds”, por dhe lojtarin.
Sipas mediave angleze: Al Ittihad i ofron Liverpool 100 milionë euro për kartonin e egjiptianit ndërsa për Salah kanë gati një ofertë 3-vjeçare dhe 100 milionë euro në vit. Jurgen Klopp e konsideron “faraonin” të paprekshëm, pika kryesore e projektit të tij, por përballë një shifre të tillë, si drejtuesit e klubit ashtu edhe vetë lojtari janë të gatshëm të futen në negociata. Problemi është se Liverpool e gjen veten të papërgatitur përballë një situate të tillë, duhet të lëvizin shpejt për të gjetur një zëvendësues, kanë kohë deri më 31 gusht. Opsioni i parë është Johan Bakayoko, sulmuesi belg 20-vjeçar i PSV.
()