Super Mario, në kërkim të zërit! Personazhi ikonë nuk do të jetë më ai që njihni

Në më shumë se dyzet vjet të historisë së Super Marios, personazhi ikonë i “Nintendo” është paraqitur para fansave në mbarë botën me një zë të vetëm, atë të aktorit Charles Martinez.

Nga ditët e “Super Mario 64” e deri më sot, aktori nuk ka humbur asnjë takim të hidraulikut me mustaqe në tastierat e “Grande N”. Një partneritet dhjetëvjeçar, që, sidoqoftë, ka një fund.

Në një shënim drejtuar publikut, “Nintendo” njoftoi promovimin e Charles Martinez në rolin e “Ambasadorit të Marios” në botë. Një nder i dhënë atij në shenjë falënderimi për pasionin me të cilin i dha zë heroit të Mbretërisë së Kërpudhave.

“Charles Martinez del në pension si aktori zyrtar i zërit për Super Mario-n, por do të vijojë të jetë pjesë e botës së “Nintendo”. Në mesazhin e publikuar nga gjiganti i “Kiotos”, mësojmë se roli i ambasadorit do t’i lejojë aktorit amerikan të vazhdojë të takohet me fansat e tij.

Ndërkohë, si një nder për Charles Martinez, “Big N” së shpejti do të publikojë një videomesazh ku të ftuarit do të shohin edhe Shigeru Miyamoto. Për momentin, asnjë njoftim zyrtar në lidhje me zërin e ardhshëm të personazhit Super Mario.

Arena e Lajmit


Super Mario, në kërkim të zërit! Personazhi ikonë nuk do të jetë më ai që njihni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook