U përplasën për vdekje në aksin Sarandë-Ksamil, dalin fotot e 2 turistëve italianë

Del fotoja e turistëve italianë që u përplasën për vdekje në aksin Sarandë-Ksamil. Viktimë të aksidentit tragjik mbetën Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano. Aksidenti u shënua rreth orës 03:00 të ditës së sotme.

“Benzi”, drejtohej nga 17-vjecari, Elio Raku. që nuk e kishte mbushur moshën për të marrë patentën. I mituri është arrestuar dhe akuzohet për dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve ne mënyrë të parregullt” sipas nenit 291.

Ngjarja ka marrë vëmendjen  e mediave italiane të cilët kanë publikuar edhe fotot e viktimave.

“Rreth orës tre të mëngjesit, dy turistë italianët po ktheheshin në Sarandë, një qytet bregdetar në jug të vendit, me një motoçikletë, kur një makinë “Mercedes Benz”, e drejtuar nga një adoleshent shqiptar, pa lejen e drejtimi, i preu rrugën. Përplasja rezultoi fatale për dy italianët, ndërsa drejtuesi i makinës dhe një bashkëmoshatar që ndodhej në mjet me të përfunduan në spital”, shkruan media italiane.

  • foto galeri
  • foto galeri

()

Arena e Lajmit


U përplasën për vdekje në aksin Sarandë-Ksamil, dalin fotot e 2 turistëve italianë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook