Vizita në Vlorë dhe pagesa e faturës së turistëve italianë që u larguan nga restoranti, Lubonja: Gafë politike e Melonit, mendësi populiste!

Analisti Fatos Lubonja, në rubrikën “Opinion” në News24 komentoi vizitën e kryeministres italiane Giorgia Meloni në Shqipëri, duke u ndalur edhe tek turistët italianë që u larguan nga një restorant në Berat pa paguar faturën. Faturë e cila u pagua më pas nga ambasada italiane.

Vendim i cili u kritikua nga figura politike në Itali dhe të cilën analisti Lubonja e konsideron një gafë politike.

“Ngjarja më pak e rëndësishme është ngjarja e Beratit, por që bëri zhurmë. Tregon mendësinë populiste të zonjës Meloni, ajo i përket një partie të së djathtës, por që është me një frymë më nacionaliste se të tjerët. Dhe lideri bën një gafë dhe identifikohet me popullin e tij, pra identifikohet sikur po fyhet Italia. Ka shije shumë të vjetër dhe partia e saj ka një shije të Musolinit. Thjesht identifikimi me atdheun me popullin është antidemokratik, pasi çdo parti përfaqëson një pjesë dhe jo të gjithë popullin pra është një gafë politike. Më pas ajo është ndjerë e detyruar nga opinioni italian duke thënë se e ka paguar vetë”, ka thënë ndër të tjera Lubonja.

()

Arena e Lajmit


Vizita në Vlorë dhe pagesa e faturës së turistëve italianë që u larguan nga restoranti, Lubonja: Gafë politike e Melonit, mendësi populiste!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook