A po i bën presion drejtësinë? Berisha: Në transkripte, biseda si krimi kthehet në votë. SPAK nën kontroll politik. Rama i ka marrë një nga një koncesionet e mia, por…

TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur një përgjigje sot për ata që thonë se po sulmon drejtësinë. Në konferencën e përjavshme me gazetarët Berisha tha se SPAK-u po dëshmo tani kontrollin e plotë politik të tij.

Sipas tij në 850 mijë faqe transkripte të ardhura nga vendet fqinje ka një gjë të lemerishme, janë të gjitha transkripte të kthimit të krimit në votë.

“Nuk ka në një shoqëri njerëz më të interesuar se opozita për luftën kundër krimit. Asgjë të re nuk ka te këto transkriptime që kanë ardhur, në 850 mijë faqe. Por ka një gjë të lemerishme, janë të gjitha transkripte të kthimit të krimit në votë dhe të kthimit të votës në krim. Janë me qindra e mijëra biseda që dëshmojnë se si krimi kthehet në votë dhe vota kthehet në krim. Në qoftë se merr presion protestën e opozitës për amnistitë e SPAK-ut, kjo është botërore, ndodh në të gjithë botën. Këtu ndodh shumë pak. SPAK-u ka dëshmuar tani kontrollin e plotë politik të tij. A janë Beqja, stërbeqja në aferën e sterilizimit, a nuk përbën ky grup organizatë kriminale? Ky term hiqet dhe Beqja amnistohet.
Cila opozitë në botë nuk do protestonte? Dërgohen të gjithë, por nuk dërgohet ai që ka firmosur. Ka vendosur pikëzimin, ka emëruar kushëririn e parë në krye të koncesionit, ka falur aparaturën, ka falur komplekse, ujin, energjinë. Jo presion, por ata duhet të përballen me presionin më të fuqishëm popullor”, tha Berisha.

Sipas tij, opozita po thotë zbatim ligji kaq, se po e bllokon Edi Rama.
“Çfarë presioni është të hapet çështja McGonigal. Ka një dosje që thotë Shqipëria. Mc Gonigal do dalë Uashington, do thotë, po jam fajtor. Si ka mundësi Prokuroria e këtij shteti të mos pranojë të hapë dosje. Më thoni pak? Si mund t’i kalojë koha asaj. Se nuk të lë Edi Rama, se ke frikë Edi Ramën, kjo është punë tjetër, ti je i kontrolluar. Harroni se ndikon, përkundrazi qëndrimet e opozitës le ta inkurajojnë atë të hetojë opozitën. Po e bën ai, po e bën me opozitën. Ka vite e vite që po e bën. janë nja 600 mijë orë pune të paguara nga taksapaguesit shqiptar dhe kanë gjetur zero. Ata që na thonë bëni presion, ata mbështesin krimin. Ne s’po kërkojmë gjë tjetër, vetëm të dënohet krimi. Meqë jam tek ata telefona, i bëj thirrje qeverisë britanike t’i marrë t’i shohë se cili është pozicioni i ambasadorit të vet në Tiranë në lidhje me krimin.
Opozita i konsideron armiq të ligjit, kriminelë, xhevahirët që shesin dosje, amnistojnë Erion Veliajn, Ilir Beqjan.
Këta thotë i kontrollojnë të huajt, zbatojnë porositë e të huajve. Këta janë individë që kërkojnë të lajnë duart.
Nuk ka të huaj që të thotë mos zbato ligjin. I përdorin mburoja këto. Dy janë tezat, po sulmohet dhe tjetra pse nuk po bëhen veprime në krahun tjetër. Krahu tjetër ka zbatuar ligjin, nuk ka bërë kurrë koncesione të tilla. I ka marrë Edi Rama një nga një koncesionet e Sali Berishës. Mori dhe Cherie Blairin për këtë të skanerit dhe çfarë i tha, është brenda normave”, deklaroi Berisha.

Arena e Lajmit


A po i bën presion drejtësinë? Berisha: Në transkripte, biseda si krimi kthehet në votë. SPAK nën kontroll politik. Rama i ka marrë një nga një koncesionet e mia, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook