Kryeministri Edi Rama në një konferencë për çështjen ‘Beleri’ dhe reagimet e qeverisë greke.
Rama u shpreh i prerë se qëndrimi i PS-së ka qenë është dhe do të mbetet i njëjti, teksa shtoi drejtësia e re duhet të bëjë detyrën.
Kujtojmë se kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri, u arrestua 48 orë para zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 14 maj, nën akuzën e blerës së votës. Në lidhje me arrestimin dhe mbajtjen e tij në paraburgim ka pasur reagime të shumta të qeverisë greke, e cila e ka cilësuar si të padrejtë dhe antidemokratike.
“Në këtë periudhë kemi pasur mesazhe të rëndësishme dhe shumë domethënëse nga sistemi i ri i drejtësisë. Gjë që unë e kam vlerësuar edhe përmes rrjeteve sociale. Nga ana tjetër e dini që keni pasur një situatë të inflamuar për shkak të problemit të drejtësisë me kryebashkiakun e zgjedhur në Himarë. Qëndrimi ynë ka qenë, është dhe do të jetë, që drejtësia e re duhet të bëjë detyrën e saj. Në këtë pikë asgjë nuk është më e rëndësishme se mbrojtja me njëjtën mënyrë të veprimtarisë së sistemit të drejtësisë. Kështu që asnjë lloj interference nga do që të vijë , nuk do gjejë jo përkrahjen , por as mbështetjen tonë. Ne nuk ndërhymë dhe nuk komentojmë vendimet e organeve të reja të drejtësisë si dhe nuk presim asgjë përveç zbatimit të ligjit. Të tjerët mund të thonë çfarë të duan.
E fundit, së shpejti do mbledhim Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, për ecurinë e mëtejshme të qeverisë”, u shpreh Rama.