Chelsea bind në ndeshjen e tretë, merr fitoren e parë sezonale

Chelsea merr fitoren e parë sezonale në Premier League pas javës së tretë, teksa blutë e Londrës bindën me rezultatin 3-0 ndaj Luton në “Stamford Bridge”, ndërsa skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit anglez vazhdon të vuajë mungesën e pikëve.

“Blutë” e Londrës zhbllokuan sfidën në minutën e 17’ me Sterling dhe bënë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-0. Ndërsa në minutën e 69’ Sterling gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, duke thelluar avantazhin dhe duke u dhënë siguri vendasve.

Ishte Jackson ai i cili vulosi rezultatin e këtij takimi, teksa në minutën e 75’ realizoi golin e tretë për skuadrën e Pochettinos. Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 3-0, me Chelsean që renditet në vend të tetë me katër pikë, teksa Luton qëndron në vend të fundit me zero pikë.

()

Arena e Lajmit


Chelsea bind në ndeshjen e tretë, merr fitoren e parë sezonale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook