Mbi 20 turistë kanë mbërritur në spitalin e Vlorës. Mësohet se turistët janë fëmijë rreth moshës 15 vjeç, të gjithë nga Polonia.
Nga informacionet paraprake të siguruara për nga gazetari Enrik Mehmeti, dyshohet se ata janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar gjatë turit me një anije turistike.
Sakaq, pritet të ketë edhe një reagim zyrtar nga policia, ndërkohë që kanë nisur hetimet nga Drejtoria e Shëndetit Publik.