Përmbysje me “poker” i Ballkanit, kampionët e Kosovës një hap larg përsëritjes së historisë

Spektakël i Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, teksa fitojnë 4-1 me përmbysje ndaj bjellorusëve të BATE Borisov në ndeshjen e parë të play-off të Conference League, duke qenë vetëm një hap larg grupeve, ashtu si në vitin e kaluar.

Atë që nuk mundi ta bënte Partizani në raundin e parë të Champions, e bën Ballkani i Ilir Dajës, që jo vetëm fiton, por e arrin me goleadë, duke dëfryer spektatorët në “Fadil Vokrri” dhe gjithë dashamirësit e futbollist që e ndoqën ndeshjen sfiden.

Pavarësisht se pësuan që në minutën e 10-të, kampionët e Kosovës u kthyen në një “uragan” të pandalshëm, duke shënuar katër gola, një në pjesën e parë dhe tre të tjerë në fraksionin e dytë. Goli i fundit i shënuar nga Thaqi, nxori nga vetja edhe Ilir Dajën, që si rrallë herë nuk mundi t’i përmbante emocionet e gëzimit.

GOLI I BATE

GOLI I PARE I BALLKANIT

GOLI I DYTE

GOLI I TRETE

GOLI I KATERT

Gjysma e punës është kryer, do të mjaftojë thjesht administrimi i rezultatit në Budapest, për të prekur për të dytin sezon radhazi grupet e Conference League-s.

()

Arena e Lajmit


Përmbysje me “poker” i Ballkanit, kampionët e Kosovës një hap larg përsëritjes së historisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook