Zjarri në malin e Shpiragut, Peleshi: Flakët drejt izolimit të plotë, helikopteri Cougar ndërhyri nga ajri

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaron se situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Shpiragut, në bashkinë e Beratit.

Në një postim në rrjetet sociale ai njofton se në mbështetje të forcave në terren u angazhuan edhe 50 trupa të tjerë nga reparti i Poshnjes, duke e çuar në 100 numrin e efektivëve të Forcave të Armatosura që po punojnë me intensitet deri në shuarjen përfundimtare të tij.

Për shkak të terrenit të vështirë që nuk mundëson ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, helikopteri Cougar ka ardhur në ndihmë që në orët e para të mëngjesit, duke vijuar gjatë gjithë ditës ndërhyrjen nga ajri.

Arena e Lajmit


Zjarri në malin e Shpiragut, Peleshi: Flakët drejt izolimit të plotë, helikopteri Cougar ndërhyri nga ajri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook