Elgit Doda i jep fund ‘dramës’, reagon për vargjet e njëjta në këngët e Ledrit dhe Dafinës!

Vargjet “t’i kam dhon krejt, ama sot m’ke lon (prapë) vetëm” kanë ngjallur debat dhe kanë nisur një dramë publike mes Dafinës, Sarës dhe Ledrit. Për këtë ka reaguar edhe Elgit Doda, i cili ka prodhuar edhe këngët respektive, “E keni dit”, bashkëpunim i Ledrit, Romeos dhe Klementit dhe “Si mua”, Dafina ft. Elgiti. Përmes një postimi në Instastory, Elgiti shprehet:

Kam mbi 10 vite në këtë tregun tonë të muzikës. Kam bërë shumë këngë dhe shumë tekste. Sot dua të flas për një rast që ka ndodhur këtë verë; bëhet fjalë për 2 këngë të prodhuara nga unë. “E keni dit”, Romeo, Ledri dhe Klementi dhe “Si mua”, kënga e Dafinës dhe e imja. Pikë së pari, dua të them që kënga ime me Dafinën ka mbi 1 vit që është prodhuar me tekst dhe muzikë, ndërsa kënga tjetër, “E keni dit”, është finalizuar këtë verë dhe shumica e vijave melodike dhe disa pjesë e tekstebe janë bërë nga unë dhe pa dashur, mund ta kem përsëritur atë pjesë të tekstit që sot po bën një zhurmë mediatike që unë e shikoj më shumë si marketing për të shfrytëzuar momentin, asgjë më shumë. Mbaj përgjegjësi të plotë sepse jam unë ai që i kam shkruar ato 2 pjesë të tekstit dhe kërkoj ndjesë publike për këtë gjë të bërë jo qëllimisht. Faleminderit.

Elgit Doda i jep fund ‘dramës’, reagon për vargjet e njëjta në këngët e Ledrit dhe Dafinës!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook