SARANDË
Aksidentohet motori i forcave “Shqiponja”, plagoset efektivi. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate ne Qafe Gjashtë, ku motori i forcave “Shqiponja” të Tiranës, i ardhur për të asistuar policinë e Sarandës, është përplasur me një mjet të drejtuar nga shtetas italiane.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një efektiv policie i cili eshtë transportuar me urgjencë ne Spitalin e Sarandes.
Mesohet se gjate pasdites deri ne oret e para te mengjesit efektivet e Task-Force te Qarkullimit Rrugor kane kryer edhe disa arrestime ne Sarande te shume personave qe jane kapur duke drejtuar mjetet ne gjendje te dehur ne Sarande e Ksamil.