Superiorja sot ngre siparin, risia që vjen në sezonin e ri, ekipi kampion do të shpallet me “Final 4”

Sot ngre siparin Kategoria Superiore në futboll me sezonin e ri që të ketë risi, teksa pas katër fazave si zakonisht, në përfundim të javës së 36- të, ekipet e renditura në katër vendet e para do të përballen në një fazë “play off” që do të quhet “Final 4”.

Ekipi fitues i titullit kampion do të shpallet skuadra që grumbullon më shumë pikë në tri ndeshjet “play off”. Të katër klubet e nisin me 0 pikë dhe ndeshjet do të luhen të gjitha në stadiumin “Air Albania”.

Nëse dy ose më shumë ekipe kanë pikë të barabarta në fund të “Final 4”, atëherë renditja e tyre do të bazohet në klasifikimin përfundimtar të 36 javëve të kampionatit.

Ekipi fitues i “Final 4” do të marrë pjesë në turin e parë të Ligës së Kampioneve, ndërsa dy klubet e tjera të renditura më mirë, do të marrin pjesë në Ligën e Konferencës.

Në rastet kur ekipi fitues i Kupës është i renditur në tri vendet e para të “Final 4”, e drejta për të marrë pjesë në Ligën e Konferencës do t’i takojë vendit të katërt të “Final 4”.

Sa i përket rënies nga kategoria, nuk ka ndryshime në krahasim me sezonin e fundit. Vendet 9 dhe 10 bien automatikisht në Kategorinë e Parë, ndërsa skuadra e vendit të 8-të do të zhvillojë një finale me ekipin fitues të fazës “play off” të Kategorisë së Parë.

Sfida hapëse do të jetë ajo mes Egnatias dhe Skënderbeut, që do të zhvillohet në Rrogozhinë në orën 17:00, ndërsa në orën 20:00 Vllaznia pret Kukësin në “Loro Boriçi”. Nesër luhet Laçi-Erzeni (17:00) dhe Dinamo-Tirana (20:00, Elbasan). Partizani-Teuta është shtyrë si pasojë e impenjimit të të kuqve në Evropë.

()

Arena e Lajmit


Superiorja sot ngre siparin, risia që vjen në sezonin e ri, ekipi kampion do të shpallet me “Final 4”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook