Kategoria Superiore ka startuar me surprizë. Në ndeshjen hapëse mes Egnatias dhe Skënderbeut, ishin korçarët ata që befasuan 0-1 në Rrogozhinë, duke e nisur me tri pikë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.
Një gol i shënuan në pjesën e dytë nga Yuri i mjaftoi korçarëve që të marrin maksimumin në ndeshjen e parë pas rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.
Në fundin e pjesës së parë, Janku dhe Zejnullai rrezikuan dy herë në pak minuta, por nuk pati rezultat. Në fillimin e fraksionit të dytë Fernando goditi shtyllën, duke mos arritur të shënonte.
Goli i parë i këtij edicioni u realizua nga një brazilian, me Yuri Merlim i cili i aktiviuzar nga stoli arriti ta dërgonte topin në rrjetë, pak pa u mbushur një orë lojë. Në vijim Egnatia tentoi në disa raste, por nuk ia doli që të shënonte, ndonëse në minutën e fundit të ndeshjes goditi shtyllën me anë të Iskandarlit.
Në fund, 3 pikë për Skënderbeun që e nis me këmbën e mbarë këtë sezon të ri futbollist, ndërsa Egnatia e konsideruar pretendente merr një goditje që në start.
()