Lazio njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Perugia Calcio dhe futbollistin Flavio Sulejmani për transferimin përfundimtar. Futbollisti do të bashkohet me ekipin Primavera të Lazio-s, e thënë ndryshe, me skuadrën e 19-vjeçarëve.
I lindur në vitin 2006, Sulejmani është sulmues i parë qendror, po aq i zoti në konkluzion ashtu edhe në bashkëpunim me skuadrën. Është vetëm 17 vjeç, por e ardhmja e tij është përpara. Sulejmani di të sulmojë thellë dhe, nëse ndonjëherë humb disa raste, është gjithmonë në zonën e portës.
Sulejmani ka luajtur 26 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola me ekipet kombëtare të moshave, duke i djegur me shpejtësi të gjitha etapat dhe së shpejti nuk është çudi që së shpejti të afrohet edhe në ekipin e parë të Lazios dhe më pas edhe në Kombëtaren e madhe.
()