Bayern “përjashton” Pavard, çfarë e pengon transferimin e tij në Milano?

Inter pret Pavard, Pavard pret Bayern. Këto janë ditë të nxehta në aksin Milano-Mynih. Anësori francez po bën gjithçka për t’u bashkuar me zikaltërit, i jep “like” çdo postimi të tyre në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi nuk është grumbulluar nga trajneri Tuchel për sfidën kundër Augsburg. Në fakt, Pavard ka humbur 3 nga 4 stërvitjet e fundit të Bayern, zyrtarisht për një problem fizik. Siç dihet, dy klubet kanë gjetur prej kohësh akordin ndërmjet tyre, Bayern do të përfitojë 30 milionë euro, plus bonuse.

Pavard
Pavard

Pavard ka gjetur gjithashtu akordin prej kohësh me Inter, në Milano e pret një kontratë 5-vjeçare dhe 4 milionë euro në sezon. Pengesa mbetet e njëjta, Bayern nuk e lë të lirë Pavard pa gjetur fillimisht një zëvendësues. Sipas mediave italiane, 48 orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të zgjidhur këtë marrëveshje. Inter e ka marrë me qetësi, ndërsa në të njëjtën kohë po sheh tregun për një plan B. Alternativa e parë, nëse nuk vjen Pavard, është Giorgio Scalvini i Atalantas.

()

Arena e Lajmit


Bayern “përjashton” Pavard, çfarë e pengon transferimin e tij në Milano?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook