“Djalli” magjeps Serie A, provë force e kuqezinjve, Pioli feston me dyshen Giroud-Pulisic

Një Milan i bukur për t’u parë, për më tepër një Milan fitues. Blerjet e reja janë përshtatur në mënyrë perfekte me pjesën tjetër të ekipit duke i shndërruar kuqezinjtë e Piolit në favorit kryesor, të paktën për momentin. Pioli mund të mbështet te Pulisic, Loftus Cheek etj, por mbi të gjitha mundet të mbështet akoma te Giroud. Kjo është tabloja e “djallit” në këto dy javë të para në Seri A, 2 ndeshje 6 pikë të plota. Përballë Torinos në “San Siro” siguruan një fitore me “poker” golash, 4-1, ku edhe një herë protagonistë ishin Pulisic dhe Giroud.

“Kapiten Amerika” realizoi golin e parë në minutën e 33-të i shërbyer pastër në zonë, goli i tij i dytë në dy ndeshje. Tre minuta më pas, miqtë me një aksion karambolesk barazuan shifrat. Në minutën e 42-të, Milani fitoi një 11-metërsh, për prekje të topit me dorë në zonë, nga pika e bardhë e penalltisë, Giroud u tregua i saktë duke rikthyer kuqezinjtë në epërsi. Show ofensiv i Milanit nuk përfundoi këtu pasi në limitet e shtesës, Herandez me një finalizim plot klas dërgoi shifrat në 3-1 brenda pjesës së parë. Historia nuk ndryshoi shumë as me fillimin e pjesës së dytë, ku Milan që fitoi një tjetër 11-metërsh në minutën e 65-të. Giroud u tregua sërish perfekt në ekzekutim duke shënuar golin e dytë personal, i treti në dy ndeshje, gol që hipotekoi rezultatin final në 4-1.

Nuk e fshehu gëzimin për këtë sukses Stefano Pioli: “Ekipi bëri edhe më mirë në këtë sfidë, në raport me ndeshjen e parë kundër Bologna-s. Ky grup ka cilësi, por mund të përmirësohemi akoma më shumë”, u shpreh Pioli i cili në konferencën për shtyp nuk harroi të përgëzojë Giroud për paraqitjet e tij, por i kërkoi stafit drejtues një tjetër alternative për fazën ofensive pasi sezoni është i gjatë dhe askush nuk garanton 100%.

La Gazzetta
La Gazzetta

“Milan, provë force. Pioli jep spektakël me pikë të plota”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë.

()

Arena e Lajmit


“Djalli” magjeps Serie A, provë force e kuqezinjve, Pioli feston me dyshen Giroud-Pulisic

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook