Emri/ I dënuar me 25 vjet burg për vrasje të dyfishtë, ekstradohet nga Britania 52-vjeçari shqiptar

Një 52-vjeçar shqiptar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje të dyfishtë është ekstraduar drejt Shqipërisë për të vijuar dënimin e tij.

Artan Muça vrau me armë zjarri kallashnikov shtetasit S. Gj. (pronari i bilardos) dhe B. M në vitin 1997 në qytetin e Elbasanit.

Ai është kapur në Britani të Madhe, në vitin 2021, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit.

Njoftimi i policisë:

Ekstradohet nga Britania e Madhe, 52-vjeçari i dënuar me 25 vjet burgim, për vrasje të dyfishtë.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tiranës, si rezultat i koordinimit dhe bashkëpunimit me Interpol Mançesterin, u bë ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit:

-Artan Muça, 52 vjeç, lindur në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, në vitin 2001, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Artan Muça, më 01.06.1997, në një subjekt privat (bilardo), në fshatin Kusarth, Elbasan, vrau me armë zjarri kallashnikov shtetasit S. Gj. (pronari i bilardos) dhe B. M.

Shtetasi Artan Muça është kapur në Britani të Madhe, në vitin 2021, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit.

Pas shkëmbimit të një sërë korrespondencash dhe pas këmbënguljes së autoriteteve shqiptare, është finalizuar ekstradimi i shtetasit Artan Muça, në vendin tonë.

Arena e Lajmit


Emri/ I dënuar me 25 vjet burg për vrasje të dyfishtë, ekstradohet nga Britania 52-vjeçari shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook