Flakët pranë inceneratorit të Elbasanit, forcat zjarrfikëse marrin situatën nën kontroll

Ekipet e shërbimit zjarrfikës të Elbasanit, Tiranës, Fierit, Durrësit, Gramshit, Cërrikut, Peqinit e Belshit si edhe forcat e ushtrisë pas rreth 12 orësh kanë arritur të vinin nën kontroll zjarrin që përfshiu gjatë së shtunës fushën e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit.

Raportohet se në këtë aksion morën pjesë 70 punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe 15 mjete zjarrfikëse. Aktualisht në fushën e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit po qëndrojnë ekipet zjarrfikëse të Elbasanit.

Shërbimi zjarrfikës do të qëndrojë aty për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave të zjarrit. Sakaq, ende nuk ka një arsyetim zyrtar lidhur me shkaqet e rënies së zjarrit në fushën e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit.

Arena e Lajmit


Flakët pranë inceneratorit të Elbasanit, forcat zjarrfikëse marrin situatën nën kontroll

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook