Kërkohej në mbi 180 vende, arrestohet në Kolumbi shqiptari i njohur si “El Gordo” (EMRI)

Autoritetet kundër trafikut të drogës në koordinim me policinë kombëtare pas një aksioni të zhvilluar, arrestuan në Santa Marta, shqiptarin Besnik Nikolli alias Niko ose El Gordo, i cili kishte lidhje me trafikantët  e drogës nga Kolumbia.

Sipas mediave spanjolle alia Niko ishte në kërkim nga autoritetet franceze që nga viti 2021 për veprën penale të trafikut të drogës. Ai gjithashtu ishte i përfshirë në krime të pastrimit të parave dhe kërkohej në më shumë se 180 vende.

Në dosjen e tij thuhej se Besnik Nikolli  në atë kohë kishte lidhje me bandat nga vende si Gjermania, Holanda, Franca dhe gjithashtu edhe nga Shqipëria , të cilat merreshin gjithashtu me trafikun e drogës në pjesën më të madhe të Evropës.

“Informacionet që posedonte organi hetimor theksuan se i arrestuari me pseudonimin ‘Niko’ kryente trafik drogë në Francë, Shqipëri, Holandë dhe Gjermani. Me sa duket, me praninë e tij në Kolumbi ka kërkuar të vendosë kontakte me rrjetet e trafikut të drogës”, shtoi Prokuroria, shkruajnë më tej mediat e huaja.

()

Arena e Lajmit


Kërkohej në mbi 180 vende, arrestohet në Kolumbi shqiptari i njohur si “El Gordo” (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook