Përshtatën lokalin për lojëra fati, shpallen në kërkim dy persona në Shkodër, ja çfarë u gjet brenda ambientit

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi kishin përshtatur lokalin në pronësi të tyre për organizim të lojërave të ndryshme të fatit dhe për përdorim të kokainës.

Mësohet se pas ndërhyrjes policia ka sekuestruar një tavolinë për lojën “Poker”, 6 makineta për lojëra fati, sende që shërbenin për këto lojëra, një sasi lënde narkotike kokainë, një fishek armësh imituese dhe 1 celular.

Në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit E. H., 34 vjeç dhe K. P., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Slot Machine”.

Kishin përshtatur lokalin në pronësi të tyre, për organizim të lojërave të ndryshme të fatit dhe për përdorim të kokainës, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas.

Procedohet penalisht një 43-vjeçar që u kap në ambientet e këtij lokali.

Sekuestrohen një tavolinë për lojën “Poker”, 6 makineta për lojëra fati, sende që shërbenin për këto lojëra, një sasi lënde narkotike kokainë, një fishek armësh imituese dhe 1 celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 2 shtetas kishin përshtatur lokalin e tyre, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe për përdorim të lëndëve narkotike, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Slot Machine”.

Në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit E. H., 34 vjeç dhe K. P., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe.

Nga kontrollet, shërbimet e Policisë konstatuan se këta shtetas kishin përshtatur lokalin që kishin në bashkëpronësi, në Koplik, për organizim të lojërave të ndryshme të fatit dhe për përdorim të lëndës narkotike kokainë. Nga ky ambient, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një tavolinë për lojën “Poker”, 6 makineta për lojëra fati, letra bixhozi, çipsa, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një fishek armësh imituese dhe 1 celular.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 43 vjeç, banues në Malësi të Madhe, pasi u kap në ambientet e këtij lokali.

Vijon puna për kapjen e 2 bashkëpronarëve.

Operacioni “Slot Machine” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


Përshtatën lokalin për lojëra fati, shpallen në kërkim dy persona në Shkodër, ja çfarë u gjet brenda ambientit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook